Sherbime laboratorike

Laboratori i Ujësjellës Kanalizime, sh.a në mënyrë të përditshme realizon marrjen dhe analizimin e kampioneve në të gjithë qytetin e Tiranës në pika të përcaktuara nga Drejtoria e Higjenës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve sh.a dhe miratuar nga Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe Ministria e Shëndetësisë duke kryer:

-Kontrollin ditor me analiza kimiko – bakteriologjike të 16 pikave monitoruese të rrjetit të qytetit të Tiranës.
-Marrje kampionesh në rrjet dhe monitorimi i klorit mbetës për 23 pikat ditore.
-Marrje kampionësh dhe analiza kimiko – bakteriologjike në depo, stacione pompimi dhe burime që furnizojnë qytetin e Tiranës.
-Kontrollin higjeno – sanitar në depo dhe stacione pompimi.
-Analiza kimiko – bakteriologjike të kampioneve që vijnë nga depot dhe stacionet që furnizojnë fshatrat.
-Analizimi i kampioneve që vijnë gjatë ditës nga ankesat e qytetarëve.
-Analizimi i kampioneve të Hipokloritit të Natriumit, Hipokloritit të Kalciumit që vijnë nga komisioni i kolaudimit të kimikateve dhe nga brigadierët për përqindjen e lëndës aktive.
– Analizimi i kampionëve që vijnë nga grupi i verifikimit.
-Përgatitja e reagentëve kimikë dhe terreneve bakteriologjike dhe sterilizimi i materialeve infekte.
-Monitorimi i ndotjeve që janë verifikuar në rrjet në bashkëpunim me njësitë përkatëse.
-Marrja dhe analizimi i kampionëve të ujit të pijshëm në të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike të qytetit të Tiranës.
-Marrja dhe analizimi i kampioneve të ujit në pikat e kontrollit të Drejtorisë së Higjenës që janë verifikuar me ndotje (Inspektoriati Sanitar Shtetëror).