Parametrat-fizikokimike

Cilësia e ujit të pijshëm monitorohet rregullisht nga dy laboratorët kimik dhe mikrobiologjik në Ujësjellës Kanalizime sh.a Tiranë.

Në të dy këta laborator kryhen rregullisht çdo ditë analiza për 16 kampione të marra në pika të përcaktuara në rrjetin e qytetit të Tiranës për 7 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija, turbullira, amoniaku, nitrite, klori i lirë mbetës) dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal).

Një herë në muaj merren dhe analizohen kampione në objekte depo dhe stacione pompimi për 14 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija, turbullira, temperatura, përqëndrimi i joneve hidrogjen pH, përcjellshmeria elektrike, kloruret, fortësia e përgjithshme, amoniaku, nitratet, nitrite, lënda organike, klori i lirë mbetës) dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal).

Një herë në vit merren dhe analizohen kampione nga burimet e ujit për qytetin e Tiranës për 20 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija, turbullira, temperatura, përqëndrimi i joneve hidrogjen pH, përcjellshmëria elektrike, kloruret, fortësia e përgjithshme, amoniaku, nitratet, lënda organike, nitrite, klori i lirë mbetës, fosfatet, sulfatet, hekuri total, oksigjeni i tretur, magnezi, alumini, dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal).