Cilesia e ujit

UKT si administrues i veprave të ujit të pijshëm, që aktualisht siguron furnizimin e banorëve të qytetit të Tiranës dhe rrethinave të tij duhet të sigurojë zbatimin e kërkesave sanitare dhe teknike të “Rregullores Higjeno-Sanitare për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm, projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mbikqyrjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm”të miratuar me VKM nr.145,date 26.02.1998

Administruesit e sistemit të Ujësjellësit, sipas rregullores së sipër përmendur janë të detyruar t’i sigurojnë konsumatorit ujë higjenikisht të pastër në çdo kohë në përputhje me STASH 3904:1997 “për ujin e pijshëm”, sipas normave të konsumit, me presione optimale në çdo pikë të rrjetit shpërndarës.
Inspektoriati Sanitar Shtetëror kontrollon zbatimin e rregullave higjeno-sanitare për projektimin, ndërtimin, rikonstruksionin dhe shfrytëzimin e veprave të furnizimit me ujë të pijshëm, jep miratimin për zbatimin e projekteve dhe merr pjesë në kolaudimin e tyre si dhe monitoron cilësinë e ujit në sistemin e Ujësjellësit Tiranë.