Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Ujëmatësit

Ujëmatësit janë pajisje matëse të instaluara për të përcaktuar sasinë e ujit të konsumuar.

Ujëmatësit duhet të vendosen në vende të dukshme dhe të sigurta si dhe duhet të jenë të aprovuara nga UKT Sh.a.

 Në çdo pikë lidhjeje duhet të instalohen ujëmatës që lejojnë të regjistrohet e gjithë sasia e ujit të konsumuar në objekt. Rekomandohet që vendimarrja për ujëmatësit, të jetë në përputhje me rekomandimet që UKT ka me Bashkëpunimin Ligjor Europian të Metrologjisë, përmes Direktivës së re Europiane “Për Instrumentet Matës” 75/33 EC.

UKT Sh.a. përcakton tipin, madhësinë, vendosjen, instalimin, mbikëqyrjen teknike, zëvendësimin dhe heqjen e matësit të ujit. Për godinat shumëkatëshe kërkohet vendosja e matësve te ujit të grupuar në katin përdhe dhe në një vend të mbrojtur, që lejon një lexim të lehtë të tyre nga stafi i shoqërisë, i cili është i ngarkuar me faturimin ose mirëmbajtjen.

 Ujëmatësi  si dhe sistemi i brendshëm i furnizimit me ujë administrohet nga konsumatori familjar, publik ose privat.

Pajisja me një ujëmatës  siguron që të faturoheni vetëm për sasinë e konsumuar të ujit dhe për asnjë pikë më tepër. Çdo konsumator duhet të kujdeset që të jetë i pajisur me një ujë-matës brenda kushteve teknike në kët ëmënyrë lehtësisht mund të kontrolloni sasinë e konsumuar të ujit të shprehur në faturën e muajit, duke e krahasuar atë me sasinë e regjistruar në ujëmatësin tuaj.

Adresa

Rruga "Konferenca e Pezës"

Telefon

Ujësjellës Kanalizime Tiranë © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Na ndiqni:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Na ndiqni: