Kur abonenti që disponon kontratë uji me UKT-ën, aplikon për ujëmatës të ri duhet të paraqitet pranë sporteleve të UKT-së.

Dokumentacioni që kërkohet në këto raste është:

• Kërkesë me shkrim
• Librezë Uji (fotokopje e faqes së parë) ose kopje të faturës tatimore mujore të konsumit të ujit (për të gjetur numrin e kontratës)
• Dokument identifikimi
• Pagesa pranë arkës e tarifës (ose kur nuk ka dëshirë të bëjë pagesën në arkë, vlera e këtij shërbimi i vendoset në faturën e muajit pasardhës)
• Dokumenti i pronësisë (vetëm në rastet kur nuk disponohet në dosjen e abonenit, duhet për nënshkrimin e kontratës ligjore.)

Ndërsa në rastet kur konstatohet nga punonjësit tanë që nevojitet ndërrimi i aparatit ujëmatës apo vendosja e tij, njoftohet abonenti dhe procedura e ndërrimit të aparatit ujëmates kryhet nga punonjesit eUKT-së.Vlera e këtij shërbimi mbahet në faturën e muajit pasardhës.