DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR PIKË LIDHJE ME RRJETIN E UKT-sh.a PËR OBJEKTE SHUMËKATËSHE:

 

  • Formulari i kërkesës për pikë furnizimi me ujë dhe pikë shkarkimi të ujërave të ndotura (në rastet kur UKT sh.a e ofron këtë shërbim), ku të jetë e përcaktuar emri i subjektit ndërtues, NIPT, adresa e selisë dhe adresa e objektit që do të furnizohet dhe sasia e ujit që kërkohet në m3/muaj ose litër/sek.
  • Dokument Identiteti (kopje e kartës së identitetit ose e pasaportës të administratorit të subjektit ndërtues).
  • Leja e Ndërtimit dhe Planvendosja e objektit të shkallës 1:500 (fotokopje), në rastet kur jepet leja nga Komunat të shoqërohet me planvendosjen e objektit të marrë nga Google.
  • Leja për shesh ndërtimi dhe formulari tip A 3/1 me azhornimet fillestare të rrjetit inxhinierik.
  • Akt-Kontroll spostimi i rrjetit inxhinierik (nëse ka).
  • Formulari Nr.4 (katër fletë) shoqëruar me kontratat e ujit për objektet e shembura.
  • Planimetria e objektit me kuotat e sistemimit të dherave.
  • Planimetria e katit përdhe me pikën e shkarkimit dhe pikën e furnizimit me ujë të objektit.
  • Dokument pronësie ose kontrate shitblerje apo vërtetim i aplikimit në lidhje me legalizimin e objektit.

 

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR OBJEKTE DERI NË TRE KATE QË NUK KANË PIKË LIDHJE ME RRJETIN E UJËSJELLËS DHE KANALIZIME SI DHE LIDHJEN E KONTRATËS, ËSHTË SI MË POSHTË:

 

  • Kërkesë me shkrim ose Formulari Tip i aplikimit për pikë lidhje dhe lidhje kontrate, ku të jetë e përcaktuar sasia që kërkon të furnizohet , m3/muaj ose lek/sek.
  • Dokument identiteti (Fotokopje e kartës së identitetit, kopje pasaporte) dhe certifikatë familjare.
  • Dokument pronësie, Vërtetim Hipotekor ose Akt-Shitblerje. Në rast se nuk disponohet asnjë dokument pronësie të dorëzohet detyrimisht kopje e formularit të aplikimit pranë ALUIZNI-t ose Vërtetim Banimi dhe Deklarata Tip sipas formatit bashkëlidhur.
  • Planimetria e vendosjes së objektit ose foto e objektit.
  • Projekti Hidraulik i sistemit të brendshëm të furnizimit me ujë, i cili realizohet nga persona ose subjekte të licencuar.
  • Deklarata personale (shtojca 2).
  • Mandat pagese për tarifën e pikës së lidhjes dhe lidhjen e kontratës.
  • Subjektet ndërtues, të cilët kërkojnë të lidhin kontrata për objekte banimi shumëkatëshe (mbi tre kate) duhet të paraqesin kërkesë për pikë lidhje në rrjetin FUP pranë Departamentit Teknik/Drejtoria e Përgjithshme e UKT sh.a.

 

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR PIKË LIDHJE ME RRJETIN E FUP TË UKT NË FAZËN NDËRTIMORE TË OBJEKTEVE   SHUMËKATESHE, SI DHE/OSE HAPJES SË KONTRATËS PROVIZORE (PËR FAZËN E KANTIERIT), ËSHTË SI MË POSHTË:

 

 

  • Formulari i kërkesës për pikë furnizimi me ujë dhe pikë shkarkimi të ujërave të ndotura (në rastet kur UKT sh.a e ofron këtë shërbim), ku të jetë e percaktuar emri i subjektit ndërtues, NIPT, adresa e selisë dhe adresa e objektit që do të furnizohet dhe sasia e ujit që kërkohet në m3/muaj ose litër/sek.
  • Dokument identiteti (kopje e kartës së identitetit ose e pasaportës të administratorit të subjektit ndërtues).
  • Leja e Ndërtimit dhe Planvendosja e objektit në shkallë 1:500 (fotokopje),/ planvendosja e objektit të marrë nga Google .
  • Leja për shesh ndërtimi dhe formulari tip A 3/1 me azhornimet fillestare të rrjetit inxhinierik.
  • Akt-Kontroll spostimi i rrjetit inxhinierik.
  • Formulari Nr.4 (katër fletë) shoqëruar me kontratat e ujit për objektet e shembura (në rast se në këtë shesh ka patur objekte).
  • Planimetria e objektit me kuotat e sistemimit të dherave.
  • Planimetria e katit përdhe me pikën e shkarkimit dhe pikën e furnizimit me ujë të objektit.
  • Dokument pronësie ose kontratë shitblerje apo vërtetim i aplikimit në lidhje me legalizimin e objektit.
  • Listën emërore (emër/atësi/mbiemër) me të dhëna të sakta për adresatin e objektit, nr.apartamenti, kati, sipërfaqe, destinacion (familjar/privat).
  • Dokument pronësie ose kontratë shit-blerje ose kontratë sipërmarrje me subjektin ndërtues (kontrata të nënshkruara në prani të noterit), bashkëlidhur dokumenti i identifikimit për çdo abonent (banor).
  • Mandat pagesë për tarifën e pikës së lidhjes, për lidhjen e kontratës dhe/ose të ujëmatësave dhe verifikimit të tyre fillestar kur furnizohen dhe vendosen nga UKT-ja.