DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR LIDHJEN E KONTRATËS ME UKT-sh.a:

 

Aplikantët që kanë në pronësi/përdorim objekte deri në tre kate ku futen ndërtime të vjetra, banesa individuale, shtesa, apartamente të lidhura deri në këtë moment në rrjetin e FUP, do të dorëzojnë në Njësi dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  • Kërkesë me shkrim ose Formulari Tip për lidhje kontrate;
  • Dokument identiteti (fotokopje e kartes se identiteti, kopje pasaporte) dhe certifikatë familjare;
  • Dokument pronësie,vertetim hipotekor ose akt shit-blerje para noterit. Në rast se nuk disponohet asnjë dokument pronësie të dorëzohet detyrimisht kopje e formularit të aplikimit pranë ALUIZNI-t ose Vërtetim Banimi shoqëruar me Deklaratën Tip sipas formatit bashkëlidhur.
  • Planimetria e vendosjes së objektit ose foto e objektit.
  • Deklaratë personale (shtojca 2).
  • Mandat pagesë për tarifën e lidhje së kontratës dhe ujëmatësit, ( kur ujëmatesi blihet pranë UKT-sha.)

      Shënim: Theksojmë që aplikanti duhet të bëjë vendin gati për vendosjen e matësit.

 

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR LIDHJEN E KONTRATËS ME UKT-sh.a PËR OBJEKTE SHUMËKATËSHE:

 

  • Kërkesa e subjektit ku përcaktohet emri tregtar i subjektit, emri i administratorit/përfaqësuesit ligjor; NIPTI, forma ligjore (shpk/sha/person fizik), objekti për të cilin kërkohet të lidhen kontratat (Nr.i kateve; nr.i apartamenteve me destinacion familjarë/njësi private; shtëpi private;) si dhe adresa e saktë zyrtare ku të përcaktohet emërtimi i Rrugës dhe numri i objektit (në mungesë të tyre numrat e objekteve kufitarë)
  • Listën emërore (emër/atësi/mbiemër) me të dhëna të sakta për adresatin e objektit, nr.apartamenti, kati, sipërfaqe, destinacion familjar/privat;
  • Dokument pronësie (certifikate pronësie lëshuar nga ZRPP) dhe/ose kontratë shit-blerje dhe/ose kontratë porosie dhe/ose kontratë për Klering dhe/ose kontratë shkëmbimi dhe/ose kontratë dhurimi dhe/ose kontratë e lidhur mes ndërtuesit dhe pronarëve të truallit ku është ndërtuar objekti), të mbajtura ndërmjet subjektit ndërtues dhe konsumatorit final për cdo apartament dhe njësi private (të nënshkruara në prani të noterit).
  • Dokumenti i identifikimit për çdo konsumator final (fotokopje e ID dhe/ose pasaportës biometrike dhe/ose çertifikatë familjare);
  • Mandat pagese për tarifën e pikës së lidhjes dhe tarifat e lidhjes së kontratës;
  • NIPT i subjektit ndërtues
  • Letërnjoftim i përfaqësuesit ligjor;
  • Ekstrakti historik i QKR-së;
  • Leja Ndërtimit ose në mungesë të saj dokument nga ALUIZN dhe ose Njësia e Qeverisjes Vendore;
  • Kolaudimi i matësave nga subjekti i licensuar (në rast se matësat vendosen nga subjekti ndërtues)