Kur pronari i vjetër kalon pronën e tij tek pronari i ri me vullnet të të dy palëve. Në këtë rast ndryshimi i emrit në kontratën e ujit mund të kërkohet nga të dy palët me kusht që të jenë paguar të gjitha detyrimet që i përkasin kontratës.

Dokumentacioni që pranohet në këto raste është:

  • Certifikatë regjistrimi në ZRPP në emër të blerësit për objektin për të cilin është hapur kontrata/Kontratë Shit-Blerje para noterit/Kontratë Dhurimi/Kontratë shkëmbimi/Kontratë Klering.
  • Dokument identifikues
  • Libreza e ujit

Në rastin kur objekti jepet me qera dhe kërkohet që të ndryshohet emri në faturë , aplikimin për ndryshim emri duhet ta nënshkruajnë të dy palët edhe qiradhënësi (pronari iobjektit) edhe qiramarrësi.

Aplikimi duhet të shoqërohet me:

  • Dokument identifikimi i qiradhënësit dhe qiramarrësit;
  • Kontrata e qerasë;dokumentacion pronësie;
  • Libreza e ujit

Rastet kur prona trashëgohet në bazë të trashëgimisë ligjore ose testamentare

Në këto raste fituesi i pronës paraqet:

  • Dëshminë e trashëgimisë ligjore ose dëshminë e trashëgimisë testamentare ose Certifikatë pronësie lëshuar nga ZRPP në emër të fituesit të pronësisë shoqëruar me certifikatë vdekje të kontraktuesit, certifikatë familjare për të provuar lidhjen e tij me trashëgimtarët.
  • Në rastin kur kontraktuesi që ka vdekur ka lënë disa trashëgimtarë atëherë këta të fundit duhet të nënshkruajnë një deklaratë që kontrata e ujit të kalojë në emër të njërit prej trashëgimtarëve. Në rast se ky dokument nuk lëshohet atëherë kontrata kalon në emër të të gjithë trashëgimtarëve.Detyrimet e kontratës i kalojnë për t’I paguar trashëgimtarëve të kontraktuesit të vdekur.
  • Dokument identifikues
  • Libreza e ujit

Rasti kur bashkëshortët divorcohen.

Në këto raste ndryshimi i emrit në kontratën e FUP bëhet në emër të atij që me vendim gjykatë të formës së prerë i është njohur pronësia dhe/ose posedimi i objektit pas ndarjes, i cili mban edhe detyrimin për të paguar detyrimet që rrjedhin nga kontrata e ujit.Në rastin kur objekti ndahet në pjesë të barabarta atëherë kontrata do të kalojë me të dy emrat ose në rast të një marrëveshje mes palëve njëri prej tyre lëshon një deklaratë nëpërmjet të cilës pranon që kontratae FUP të kalojë në emër të ishbashkëshortit.

  • Dokument identifikues
  • Libreza e ujit

Rasti kur bëhet ndryshimi në të dhënat e kontratës të subjekteve buxhetorë

Në këto raste ndryshimi i emrit apo saktësimi i të dhenave të tjera  në kontratën e FUP bëhet në emër të atij institucioni që i kalon prona në administrim me Vendim të Këshillit të Ministrave apo me Urdhër të Ministrit përkatës.

  • Kopje NIPT-I;
  • Autorizim për personin që do të kryej veprimet;
  • Dokument identifikues të personit të autorizuar

Rastet për të cilët bëhen saktësime në të dhënat e kontratës së furnizimit me ujë dhe veprimet që kryhen janë:

  • Saktësim emri dhe/ose mbiemri kur kontraktuesi e ka të regjistruar të saktë në librezë por nuk është regjistruar sic duhet në SMI.Në këto raste kontraktuesi paraqet:
  • kopje të librezës së ujit,
  • kopje të letërnjoftimit
  • një kopje fature.
  • një kopje fature si dhe pagesën e tarifës për librezë të re.
  • kopje të letërnjoftimit,
  • librezën origjinale të ujit

  • Saktësim emri dhe/ose mbiemri kur kontraktuesi e ka të regjistruar të saktë në sistem por nuk është regjistruar sic duhet në librezë.Në këto raste kontraktuesi paraqet:
  • Saktësim emri dhe/ose mbiemri kur janë regjistruar gabim në SMI dhe librezë. Në këto raste kontraktuesi paraqet:

  • librezën origjinale të ujit,
  • kopje të letërnjoftimit ,një kopje fature dhe një kopje të aktit të pronësisë së objektit si dhe pagesën e tarifës për librezë të re.

  • Saktësim i adresës së kontraktuesit në rastet kur adresa është regjistruar gabim në SMI dhe është e saktë në librezën e ujit. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
  • kopje të librezës së ujit,
  • kopje të letërnjoftimit, një kopje fature dhe një kopje të aktit të pronësisë së objektit.

  • Saktësim i adresës së kontraktuesit në rastet kur adresa është regjistruar gabim në Librezën e ujit dhe është e saktë në SMI. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
  • origjinalin e librezës së ujit,
  • kopje të letërnjoftimit,
  • një kopje fature
  • një kopje të aktit të pronësisë së objektit si dhe pagesën e tarifës për librezë të re.

  • Saktësim i adresës së kontraktuesit në rastet kur adresa është regjistruar gabim në SMI dhe gabim në librezën e ujit. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
  • kopje të librezës së ujit,
  • kopje të letërnjoftimit,
  • një kopje fature
  • një kopje të aktit të pronësisë së objektit si dhe pagesën e tarifës për librezë të re.