misioni dhe vizioni

Misioni

Strategjia kryesore që udhëheq veprimtarinë e Ujësjellës–Kanalizimeve Tiranë, është realizimi i performancës në drejtim të përmbushjes së detyrave dhe rritja e kapaciteteve njerëzore për të ofruar një shërbim sa më cilësor për konsumatorin.

Aktiviteti kryesor i UKT është i fokusuar në:

-Shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm i konsumatorëve dhe shitja e tij

-Mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm

-Prodhimin dhe/ose blerja e ujit për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve

-Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura dhe shitja e tij

-Mirëmbajtja e sistemeve të ujrave të ndotura si dhe të impjanteve të pastrimit të tyre

VIZIONI

Rritja e cilësisë së shërbimit, përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes, furnizmi me ujë i qytetit të Tiranës 24 orë në ditë dhe sigurimi i cilësisë sipas standardit shtetëror 3604:1997 “ujin e pijshëm” që furnizon konsumatorët është prioritet i UKT-së.

Një ndër projektet më ambicioze të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, mbetet furnizmi me ujë të pijshëm 24 orë në 24 i qytetit të Tiranës.

Për këtë qëllim, në një plan afatgjatë parashikohen ndërhyrjet në fuqizimin e sistemit të Bovillës , Rikonceptimin e Burimeve të Shën Mërisë dhe në trajtimin e Ujrave të Burimeve të Bovillës së Vjetër.