1. Memorandum Bashkëpunimi me Budapest Waterworks 9/ 10/ 2013

Ndarje e eksperiencës që zotëron BWW mbi shërbimet moderne të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, trajnimi i specialistëve nëpërmjet kurseve të trajnimit profesionale, zhvillim i bashkëpunimit në fushën e prodhimit të ujit, operimit dhe rikonstruksionit të rrjetit, kanalizimet dhe trajtimi i ujit të ndotur si dhe planifikim dhe menaxhim të investimeve.

2. Memorandum Mirëkuptimi UKT, Bashkia Tiranë, Acquedotto Pugliese dhe Rajoni i Puglias , 11 Nëntor 2015

Qëllimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve është të përmirësojë eficencën dhe performancën e shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve në qytetin e Tiranës dhe fshatrat në zonën e saj të juridiksionit, duke punuar në partneritet për të maksimizuar përfitimet e komunitetit vendas.

3. Marrëveshje bashkëpunimi mes UKT, Projektit të USAID PLPG dhe Bashkisë Tiranë , 21 Mars 2016

Me synimin për të arritur një administrim sa më të mirë të mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, me fokus kryesor mbledhjen e taksës mbi pronën, por edhe administrimin e faturimit, arkëtimit dhe kontabilizimin për UKT sha, Projekti i USAID, Bashkia Tiranë dhe UKT Sha. kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për instalimin dhe implementimin e paketave të programeve si edhe të pajisjeve kompjuterike që shoqërojnë ato.

4. Memorandum Mirëkuptimi UKT, WESTINXH, Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit, 4 prill 2016

Qëllimi i bashkëpunimit midis palëve është për të përmirësuar efikasitetin dhe performancën e shërbimeve të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të qytetit të Tiranës dhe vendbanimeve që bien nën juridiksionin e tij, të inkurajojë zhvillimin e parqeve dhe zonave rekreative dhe në përgjithësi zhvillimin e programeve dhe masat për mbrojtjen e mjedisit, duke punuar së bashku për të maksimizuar përfitimet e komuniteteve lokale, në përputhje me hyrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian.

5. Bashkëpunime me kompani në vende të ndryshme si Hollanda, Kroacia, Franca, Italia, si dhe me organizata si Banka Botërore

6. Anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (International Water Association) për vitin 2016.

7. Projekte Strategjike / UKT si përfitues final

7.1. “Ndërtimi i Kanalizimeve të Ujërave te Ndotura dhe Ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) në zonën e Kasharit

Ky projekt është i financuar nga Qeveria Japoneze nëpërmjet Marrëveshjes së Kredisë me Qeverinë Shqiptare. Kapaciteti i ITUN do të jetë për 350.000 banorë dhe afërsisht përpunon një prurje prej 75.000 m3/ditë. Vlera e Projektit: 11.121.000.000 Yen

7.2. “Programi për Rehabilitimin e Rrjetit Hidrik të Tiranës”

Programi “Rehabilitimi i rrjetit hidrik të Tiranës “përbën komponentin III nga kredia e butë për Qeverinë shqiptare prej € 10,3 milionë eurosh, të cilën në kuadrin e Protokollit Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit për 2014-2016, firmosur në Tiranë në Dhjetor 2014, Italia dhe Shqipëria ranë dakord ta riaktivizonin.
Qeveria shqiptare, kërkon të përdorë këtë fond të mbetur për realizimin e disa ndërhyrjeve të nevojshme, në harmoni me objektivat e Programit fillestar:

-Sigurimin e furnizimit me ujë të zonave të reja urbane, të cilat do të përfshihen në sistemin e ujësjellësit të Bovillës (Bashkia Kamëz);
-Reduktimin e lidhjeve abuzive gjatë linjave të transmetimit kryesore duke përfituar qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga pikëpamja e një disponueshmërie më të madhe të sasisë së ujit;
-Sjelljen në kushte optimale të tubacioneve kryesore dhe të burimeve të furnizimit
-Rregullimin e skemës hidraulike për të reduktuar ndërprerjet e shërbimit, të cilat tani bëhen për shkak të ç’rregullimeve strukturore të skemës dhe të shpërndarjes.