• KOORDINATOR PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT
  • LEGJISLACIONI
  • KËRKESA PËR INFORMACION
  • REGJISTRI I KËRKESAVE
  • ORGANIGRAMA
  • POLITIKAT E PRIVATËSISË
  • Projektmarreveshja e Ndarjes
  • Pasqyrat Financiare dhe Bilanci 2014
    1. Kontakti 

    Artim Hajdini

    tel: 069 36 58 977  mail:  artim.hajdini@ukt.al

       

    Kompetencat

    a)    I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij.

    b)    Krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

    c)    Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj.

    d)    Ç’regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre.

    e)    Dërgon kërkesën për informim të një autoriteti tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar.

    f)     Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

    g)    Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

    2.      Si të njiheni me informacionin publik

    a)    Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

    b)    Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.

    c)    Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.

    d)    Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

    a.    emrin dhe mbiemrin e kërkuesit

    b.    adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;

    c.    përshkrimin e informacionit që kërkohet
    formatin në të cilin preferohet informacioni

    d.    çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin informacionit të kërkuar

    e.    në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

    3.                  Mënyrat e dhënies së Informacionit

    a)    Të gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.

    b)    Kërkesat që lidhen me dokumente të shkruara, trajtohen duke vënë në dispozicion të kërkuesit: një kopje të plotë, në format të njëjtë me atë të përdorur nga autoriteti publik, përveç rasteve të veçanta; një kopje të plotë të informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet në një formë të tillë ose mund të konvertohet.

    c)    Lidhur me kërkesat që lidhen me forma të tjera, informacioni jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

    d)    Në çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.

    4.      Kufizime

    a)    E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtme:

    a.    të drejtën për një jetë private

    b.    sekretin tregtar

    c.    të drejtën e autorit

    d.    patentat.

    b)    Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.

    c)    E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtme:

    a.     sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar

    b.    parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale

    c.    mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor

    d.    mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;

    e.    formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit

    f.     barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor

    g.    këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike

    h.    mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare ose ndërqeveritare.

    Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2, të këtij neni, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “c” dhe “ç”, të nenit 17 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, nuk zbatohet kur hetimi administrativ, në kuadër të një procedimi disiplinor, dhe procedurat e inspektimit e të auditimit të autoriteteve publike kanë përfunduar. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “d” dhe “dh”, të këtij neni, nuk zbatohet kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të fakteve, të dhëna teknike ose të dhëna statistikore. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronja “e”, të këtij neni, nuk zbatohet pasi politikat janë bërë publike.

    i.      E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.

    j.      E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.

    k.    E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është dërguar kërkesa për informim, fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni.

    l.      Nëse kufizimi prek vetëm një pjesë të informacionit të kërkuar, pjesa tjetër nuk i refuzohet kërkuesit. Autoriteti publik tregon qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që janë refuzuar, si dhe në bazë të cilës pikë të këtij neni është bërë ky refuzim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji, pavarësisht nga parashikimet e ligjit për arkivat.

    5.      Kostoja e shërbimit

    a)    Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut. Tarifa është kostoja e riprodhimit të informacionit të kërkuar dhe,  kur është rasti, e dërgimit të tij. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike jepet falas.

    b)    Kostoja e riprodhimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja reale e materialit, mbi të cilin riprodhohet informacioni. Kostoja e dërgimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja mesatare e të njëjtit shërbim në treg.

    c)    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shqyrton periodikisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tarifat e bëra publike nga autoritetet publike dhe, sipas rastit, urdhëron ndryshimin e tyre.

    d)    Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.

    e)    Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave me udhëzim të përbashkët përcaktojnë numrin e faqeve, për të cilat informacioni përfitohet falas, sipas pikës 4, të këtij neni, si dhe rastet e përjashtimit nga pagesa e tarifës.

  • POLITIKA E PRIVATËSISË

    I nderuar vizitor, mirësevini në faqen zyrtare të Ujësjellës Kanalizime Tiranë!

    1. Kjo është Politika e Privatësisë e faqes zyrtare të Ujësjellës Kanalizime Tiranë

    Të gjithë ju që aksesoni Faqe Zyrtare – UKT. www.ukt.al duhet të bini dakord me këtë Politikë. Ju lutem mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakort me to. Në të kundërt, do të quhet se e keni pranuar këtë Politikë.

    1. UKT, është shoqëri aksionare, e themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, me numer NIPTI L723320033P, i licensuar si operatori i vetëm për furnizimin me ujë dhe largimin e ujrave të ndotura në Bashkinë e Tiranës nga Enti Rregullator i ujit. Selia e UKT është në adresën: Rruga “5 Maji” pranë Medresesë Tirane – Shqiperi.

    UKT ofron shërbimin e grumbullimit dhe shpërndarjes së ujit për konsum publik; përpunimin e ujit për konsum publik ,  largimin e ujërave të ndotura;a

    UKT disponon faqen zyrtare www.ukt.al.Me anë të Faqes Zyrtare, UKT transmeton dhe mbledh informacione.

    1. Nëpërmjet Faqes Zyrtare, UKT:www.ukt.al
    • prezanton institucionin dhe strukturën e tij, shërbimet që ofron, ofertat, e promocionet e ndryshme, njoftime, novacione etj.
    • prezanton dhe ofron mundësi për punësim, kontakte, etj.
    1. UKT e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje të një rëndësie të veçantë. UKT është anagazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre.
    2. Me anë të Politikës së Privatësisë, UKT ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë Faqen Zyrtare, lnë lidhje me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.
    3. Për vizitorët e faqes lsistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me perdorimin e faqes, me klikimet e informacionit, artikujve, seksioneve apo rubrikave në këtë faqe. Të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet Faqes Zyrtare përpunohen për qëllimin për të cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.
    4. Qëllimi i mbledhjes se informacionit. Ky informacion mblidhet për:
    • qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e palëve të interesuara, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm);
    • qëllime analize për krijimin e shërbimeve/produkteve të reja;
    • për marrjen e qëndrimit dhe/ose pretendimeve të përdoruesve të faqes dhe palëve të interesuara/përdoruese në lidhje me shërbimet e UKT.
    1. Me qëllimin për t’u ofruar një shërbim sa më të mirë dhe për të rritur mundësine e tërheqjes së konsumatorëve dhe stafit profesionist e kandidatëve potenciale premtues, në faqen e UKT në disa rubrika (si “online.ukt.al”), UKT ka krijuar forma aplikimi ku kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale. Përdoruesi konfirmon plotësimin, vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtete të tërë informacionin e kërkuar. Me plotësimin online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim të brendshëm të UKT.
    2. UKT thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.
    3. Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga UKT në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
    4. KONTAKT. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887/2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale». Kërkesa mund të drejtohet në adresën: info@ukt.al.Faqja Zyrtare mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjeter internet, apo që të ridrejton në faqe tjetër interneti. UKT nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat /politikat përkatëse të privatësisë për këto faqe.
    5. TË TJERA. UKT rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.