Kolegët tanë të palodhur kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit për të riparuar defektin e ndodhur në orët e vona të natës së djeshme, në linjën kryesore të transmetimit që lidh stacionin e pompimit Laknas me depon e Kodër Kamzës. Defekti ishte i vështirë, por falë ekspertizës dhe përkushtimi të secilit nga specialistët tanë u arrit që të riparohej me cilësi, dhe aktualisht situata e furnizimit me ujë në atë zonë eshtë normalizuar.

Falenderojmë banorët që sinjalizuan menjëherë në numrin tonë të gjelbër 08004488. Mos ngurroni të telefononi për çdo shqetësim apo informacion që ju duhet.