Ujësjellës Kanalizime Tiranë, shpreh shqetësimin në lidhje me denoncimin publik të bërë ditën e djeshme në emisionin investigativ “Boom”, transmetuar në televizionin Ora News.
Institucioni ynë ka identifikuar personin e përfshirë në abuzimin e paligjshëm dhe ka nisur proçedurën e marrjes së të gjitha masave administrative parashikuar nga Kodi i Punës, për t’ia kaluar më tej institucioneve ligjore ndjekjen e çështjes.

UKT nuk do të tolerojë asnjë rast shpërdorimi të detyrës, abuzimi me pronën publike apo korrupsion të çdo lloji!

Ujësjellësi falenderon emisionin “Boom” si dhe të gjithë qytetarët që nuk pajtohen me paligjshmërinë dhe denoncojnë çdo rast të konstatuar. I kujtojmë çdo banori të kryeqytetit të na shkruajë në denonco@ukt.al apo të telefonojnë në numrin tonë të gjelbër 08004488 për çdo rast abuzimi apo korrupsioni, UKT do të konsiderojë me seriozitet maksimal çdo sinjalizim të kryer.

Faleminderit për mirëkuptimin!