Dërgoni CV-në tuaj në info@ukt.al ose pranë zyrave qëndrore të Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

 

Pozicion Vakant: Deparatamenti Inxhinierik, Drejtoria Teknike

Profili: Inxhinier

Përshkrimi:

Përgjegjës për studimin, vlerësimin dhe menaxhimin e efekteve të dëmshme të ndikimit në mjedis për projektet dhe investimet në UKT sh.a

1. Diplomë Universitare Master e nivelit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Mjedis,

2. Të zotërojë certifikatën “Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor”

3. Eksperiencë 5 vjeçare në të njëjtën fushë.

4. Të ketë njohuri në AutoCad, WaterCad, SewerCad, Microsoft Office.

 

Pozicion Vakant: Deparatamenti Inxhinierik, Drejtoria e Rrjeteve

Profili: Inxhinier

Përshkrimi:

Përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit për sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe të gjitha standarteve dhe praktikat e kompanisë në përputhje me legjislacionin përkatës në subjektet e kontraktuara.

1. Diplomë Universitare Master e nivelit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Ndërtim

2. Eksperiencë 5 vjeçare në të njëjtën fushë.

3. Të ketë njohuri në AutoCad, Microsoft Office.

 

Pozicioni: INXHINIER  AZHORNUES

Përshkrimi:

Specialist i azhornimit të rrjetit të Kanalizimeve të Ujrave të Ndotura. Azhornon rrejtin në format elektronik në Arkivën Teknike të Shoqërisë.

Kualifikimet :

1.       Diplomë Universitare në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Hidroteknikë. Diploma Master përbën avantazh

2.       Eksperiencë 5 vjeçare në të njëjtën fushë.

3.       Të ketë njohuri në AutoCad, WaterCad, SewerCad.

 

 

Pozicioni: INXHINIER  MATJESH

Pershkrimi:

Specialist i Sektorit te Shitjeve, drejton grupin e punës së faturimit për vendosjen apo zëvëndësimin e matësave, ndjek kolaudimin dhe kujdeset për vulosjen e matësave.

Kualifikimet :

1.       Diplomë Universitare në Fakultetin Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Hidroteknikë dhe diploma Master përbën avantazh.

2.       Eksperiencë 5 vjeçare në të njëjtën fushë.

3.       Të ketë njohuri dhe të përdorë paketën e Microsoft Office.