26107443416_d53b7259fc_k

·         Largimi i ujërave të ndotura nga çdo objekt që ka një kontratë me UKT Sh.a, tarifa e së cilës është 80% e ujit të faturuar.

·         Lidhje të reja për çdo kontratë të re që bëhet mes konsumatorit dhe UKT-së.

·         Kontrolli dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues.

·         Rikonstruksione të pjesshme të rrjetit dhe studime për investime të reja.

·         Mirëmbajtje të pusetave, ndërrimi i kapakëve etj.

·         Zhbllokime të ndryshme të rrjetit në bazë të planit dhe kërkesave ditore të ardhura nga qytetarët.

·         Largimi i depozitimeve të ujërave në ato vende ku nuk ka rrjet kanalizimesh. Ujërat e ndotura grumbullohen në gropa septike dhe largohen me mjete bot ose mjet teknologjik me sistem thithje. Kur subjektet  kanë lidhur kontratë, këtë shërbim e bën UKT. Në rastet kur nuk ka kontratë, atëherë ka një tarifë shërbimi, e cila është e përcaktuar.