Njoftim për publikim për marrje ambjenti me qera.

I..Kriteret, specifikimet e ambientit  dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.

1.UKT sh.a kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm përmarrje ambjenti me qira për Zyrë Shërbimi të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a me adresë në Zonen Bulevardi Zhan D’Ark, këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

  1. Duhet të ketë dokumenta pronësie,
  2. Të ketë kushte të plota për të qenë e aksesueshme për qytetarët (të ketë vizibilitet, akses për personat me aftësi të kufizuara),
  3. Të ketë tualete, ujë dhe internet,
  4. Duhet të ketë kushte sigurie (sistem sigurie, sistem kundër zjarrit),
  5. Ambjenti duhet të ketë  sipërfaqe jo më të vogël se 50 m2 në total,
  6. Siperfaqe te tilla ne te cilat mund te realizohet mobilim me termin “workspace”,
  7. Ambjente zyre,
  8. Ambjente arkive,
  9. Ndriçim artificial dhe natyral te nevojshem,
  10. Aspirim artificial ose natyral,
  11. Kondicionim,
  12. Rrjet elektrik te pershtatshme per pozicione pune publike,
  13. Etj (sipas rastit).

2.Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:

  • Kërkesa e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;
  • Deklarata e hollësishme për vënien ne funksionim të objektit;
  • Gent-plani i pasurisë;
  • Fotokopje e noterizuar e çertifikatës së pronësisë dhe kartelës së pasurisë;
  • Përshkrim i gjendjes së ambjentit;
  • Përshkrim i gjendjes së paisjeve të tij, nëse ka brenda ambjentit objekt i qiradhënies;
  • Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës;
  • Ekstrakti  QKR-së (nqs është subjekt tregtar);
  • Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë;
  • Periudha e qiramarrjes së ambjentit do të jetë nga koha e lidhjes së kontratës, një vit dhe me të drejtë rinovimi për një vit tjetër.
  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës      10.06.2022 në Protokollin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në adresën Rruga “Kavajës”, Ndertesa nr.133, kodi postar 1027,  Tiranë.
  • Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga UKT sh.a (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

3.Oferta fituese do të jetë:

  • Oferta e cila, në bazë të kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në “Njoftimin për Publikim”ose “website-in Zyrtar” plotëson kërkesat e Autoritetit Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes  me cmimin më të ulët,   ose
  • Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin për Publikim” ose “website-in Zyrtar” ngaAutoriteti Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur pranë stendave të Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe të Bashkisë Tiranë.

Adresa

Rruga "Konferenca e Pezës"

Telefon

Ujësjellës Kanalizime Tiranë © 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Na ndiqni:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë © 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Na ndiqni: