FTESË PËR NEGOCIATË
Drejtuar: Organeve të Masmedias / Agjencive të specializuara
Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin, e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore,
Në zbatim të Urdhërit të Brendshëm Nr 210/2 datë 22.08.2022, për hartimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e procedurave për prodhimin e dhjete spoteve publicitare dhe promovimin e tyre në portalet informative online për vitin 2022.
Objekti i Spoteve: Komunikimi me publikun e gjerë dhe promovimi i elementëve të rëndësishëm në kuadër të marrëdhënies me konsumatorin është kthyer në domosdoshmëri për shoqërinë tonë. Konsiderohet mënyrë rritjeje dhe inovacioni.
Aktualisht, konsumatorët tanë janë të vetëdijshëm për shërbimet që shoqëria UKT-sh.a ofron për ta, si rrjedhojë kërkojnë të përditësohen në mënyrë të rregullt me ndryshimet dhe risitë që institucioni ynë kryen për përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Spotet publicitare janë një formë mjaft e mirë komunikimi, për të arritur tek secili nga konsumatorët dhe qytetarët e Tiranës dhe për të rritur ndërgjegjen qytetare për tematika të rëndësisë së veçante dhe ndikim madhor në cilësinë e shërbimit që ofrojmë. Këto mesazhe të përçuara në formën e një spoti, do të shoqërohen edhe me promovim në radio si dhe në faqen tonë zyrtare në facebook përmes promovimit në mënyrë që audienca e targetuar të arrihet maksimalisht.
Nevoja për kryerjen e programit: Nevoja e kryerjes së Fushatës së Informimit të Publikut, nëpërmjet ndërmarrjes së një fushate komunikimi me target konsumatorët në zonën e saj të shërbimit, synon informimin, ndërgjegjësimin dhe njohjen e publikut me spotet e dizenjuara enkas për nevojat e UKT si dhe transmetimin e tyre në portalet informative online.
Fondi limit i përcaktuar: Fondi limit i procedurës së prokurimit është me vlerën – 27,800,000 (njëzet e shtatë milion e tetëqind mijë) Lekë pa Tvsh.
Numri i Reklamave/Spoteve: Zhvillimi dhe prodhimi i 10 spoteve promovuese, të cilat do të jenë video animacion me grafikë të dizenjuar enkas për UKT. Me gjatësi jo më të vogël se 40 sekonda, me imazhe eskluzive dhe të drejta të plota përdorimi, ku përfshihen produksioni dhe postproduksioni, si dhe transmetimi i 10 spoteve në të paktën 10 Portale Informative Online. Njëkohësisht reklamimit në Facebook, ku minimumi i targetimit të audiencës të jetë 100 mijë përdorues në ditë, me frekuencë të shfaqes 2 herë në ditë. Gjithashtu prodhimi i dhjetë spoteve radiofonike të cilët do do të transmetohen në një Radio kombëtare dhe minimumi tre radio lokale me frekuencë jo më pak se katër spote në ditë.
Shpeshtësia e shfaqjes së spoteve: Të dhjetë spotet të jenë konform përmbajtjes së përcaktuar nga UKT sh.a, që do t’i shërbejnë fushatës. Të përdorin imazhe dhe pamje eksluzive me të drejta të plota përdorimi.Të përfshihet produksion dhe postproduksion, Format Transmetimi.Produkti final te jete ne DVD Master, Audio DS, Format Video HD 1080. Spotet do të jenë të shfaqura ne portalet informative, për një periudhë një vjeçare nga nënshkrimi i kontratës.
Periudha e shfaqjes së tyre do të jetë 12 muaj dhe do fillojë sipas kërkesës së dërguar nga UKT.
Transmetimi: Transmetim në minimumi 10 portale informative online, Reklamim në facebook, si dhe reklamim në 1 radio kombëtare dhe 3 radio lokale, për 12 muaj në total.
Numri i Audiencës së Targetuar në ditë dhe frekuenca: Minimumi targetimit të audiencës 100 mijë përdorues në ditë. Frekuenca e shfaqjes 2 herë për përdorues në ditë.
Periudha e realizimit të reklamave/spoteve: Spotet do të realizohen dhe do të transmetohen në portale sipas kërkesës së UKT.
Kohëzgjatja e fushatës: për 12 muaj në total.
Shërbimi Design: Konceptimi dhe përgatitja e të gjithë fushatës informuese.
KËRKESAT SPECIFIKE: Teknika dhe karakteristikat e ofertes:
Emertimi | Përshkrimi | Vlera pa tvsh | ||
1 | Minimumi 10 portale informative online ku shfaqen imazhet dhe spotet e përgatitura. Periudha e publikimit do të jetë një vit nga nënshkrimi i kontratës | Pervec spoteve përfshihet edhe përgatitja e banerave të cilat do të lidhen përmes klikimit me faqen zyrtare të Ujësjellës Kanalizime Tiranë në Facebook. | 12 muaj | |
2 | Reklamim ne Facebook. Targetimi te jete i zgjedhur vetem për banorët e qytetit të Tiranës, të arrijë të shfaqet minimum në 100.000 përdorues në dite, dy herë në ditë pra me frekuencën e shfaqjes 2 herë për përdorues në ditë. Periudha e publikimit do të jetë një vit nga nënshkrimi i kontratës | Promovimi të kryhet për postimin që lidhet drejtpërdrejtë me objektivin, sipas përcaktimit të UKT sh.a. | 12 muaj | |
3 | Prodhim i videove. Videot të jenë me animacion sipas kërkesave të UKT. Videot e përgatitura nuk do te jene me te shkurtra se 40″. Produktet finale do të jenë ne DVD Master, Audio DS, Format Video HD 1080. Spotet gjithashtu të kenë audioradiofonik | Spoti – përfshihet proçesi i kreativës, dmth përgatitja e imazheve dhe I mesazhit që UKT do të përcjelle | 10 cope 12 muaj | |
Spoti – përfshihet proçesi i përgatitjes kreaties dmth përgatitja e imazheve dhe i mesazhit qe UKT do te përcjelle. Spoti – përfshihet proçesi i përgatitjes kreaties dmth përgatitja e imazheve dhe i mesazhit qe UKT do te përcjelle | ||||
4 | Reklamim ne 1 radio kombetare dhe minimum 3 radio lokale. Spoti radiofonik duhet te jete me nje frekuence jo me pak se 4 spote ne dite. | Promovimi në radio do të kryhet përmes transmetimit të spotit të përgatitur. |
Qëllimi: Qëllimi i këtyre spoteve do të jetë informimi i publikut për nevojat komunikuese të U|KT sha, me konsumatorin, ndërgjegjësimin e publikut si dhe promovimin e risive dhe investimeve të reja.
Operatori që do të marrë përsipër këtë fushatë, duhet të fokusohet në elementet e mëposhtëm:
- Duhet të krijojë dhe prodhojë 10 spote që do të publikohen në portale informative online si dhe do jene spote radiofonike gjithashtu dhe reklamim ne facebook.
- Imazhet që do të përdoren duhet të jenë të përshtatshëm dhe të kuptueshëm nga publiku i gjerë.
- Operatori ekonomik gjatë realizimit të spotit do të jetë në konsultim të vazhdueshëm me ekipin mbikëqyrës të fushatës të caktuar nga UKT sh.a.
- Formati i spotit duhet të jetë i transmetueshëm nga subjektet portale informative online, radio dhe facebook .
- Fushata do të zgjasë një vit nga nënshkrimi i kontratès.
KËRKESA SPECIFIKE NË LIDHJE ME OFERTAT E PARAQITURA:
Dokumentacioni ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:
Oferta duhet të paraqitet në terma ekonomik në lekë, (pa dhe me TVSH).
Autoriteti Kontraktor nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet tej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.
Dokumentacioni përkatës i kërkuar do të jetë:
- Vendimi për regjistrim në Gjykatë apo ekstrakt nga QKR.
- Vërtetim nga Organet kompetente për likuidimin e detyrimeve fiskale, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
- Kopje të certifikuara të bilanceve, të paraqitura dhe konfirmuara në Autoritetet përkatëse për 2 vite 2020-2021.
- Operatori ekonomik duhet të paraqesë një kontratë të mëparshme me objekt të ngjashëm.
Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr. 1195 datë 05.08.2008.
Dokumentacioni i sipërcituar duhet të jetë origjinal apo fotokopje e noterizuar apo kopje të nxjerra nga sistemi, dhe duhet të jetë lëshuar brenda tre muajve nga data e zhvillimit të procedurës.
Data përfundimtare e paraqitjes së ofertave: është 28.09.2022, ora 15:00 në ambientet e shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a.
Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni ofertën pranë Autoritetit tonë Kontraktor:
Emri: Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a;
Adresa: Rr. e “Kavajës”, Nd. 133 Tiranë
Adresa e Internetit: www.ukt.al
Në emër të: Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a
E-mail info@ukt.al
- Oferta duhet të jetë origjinale si dhe dokumentacioni i kërkuar më sipër duhet të jenë të futur në një zarf jo transparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën tuaj.
- Ofertues apo përfaqësues të tyre janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.
MIRATOI
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
ELTON KACIDHJA
Pr