Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Burimet

Bovilla

 

Burimi i Bovillës së Vjetër është me vetërrjedhje dhe ka një kapacitet nga 150-450 l/sek. Ndërkohë që furnizuesi më i madh i Tiranës është impianti i Bovillës. Ky impiant furnizohet me ujë nga rezervuari i Bovillës me kapacitet volumi 80 milionë m3 dhe me volum përpunues 100 milion m3. Nga rezervuari i Bovillës në impiant furnizohet me kapacitet 1800 l/sek. Aktualisht projekti për furnizimin e Tiranës 24 orë me ujë, mbështetet pikërisht tek ky burim ujor, dhe projekti në fazën e dytë parashikon kapacitete përpunimi të këtij burimi, nga 1800l/sek në 3600 l/sek.

 

Shën Mëria

Burimi i Shën Mërisë, po ashtu furnizohet me ujë nga baseni i malit me Gropa dhe nëpërmjet një stacioni pompimi me ngritje mekanike në Qaf Mollë, uji bashkohet me burimet e Selitës mbrapa malit të Dajtit. Ky burim i ndërtuar më 1964, ka 640l/sek prurjet maksimale dhe 450 l/sek ato minimale.

 

Selita

Më i hershmi është Ujësjellësi i Selitës, me vetërrjedhje, i cili furnizohet nga Mali me Gropa dhe është ndërtuar në vitin 1950. Ky burim me vetërrjedhje regjistron 230l/s prurje mininimale dhe maksimale 800-900 l/sek.

Adresa

Rruga "Konferenca e Pezës"

Telefon

Ujësjellës Kanalizime Tiranë © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Na ndiqni:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Na ndiqni: